Ndërlidhjet

Mullen: Forcat e Gadafit ende të forta



Forcat e armatosura të Gadafit nuk janë pranë pikës së thyerjes, megjithë qindra sulmet ajrore të forcave aleate, tha admirali amerikan Majk Mullen.

Mullen, para një komiteti të Kongresit, tha se forcat e sundimtarit libian janë 10 herë më të armatosura se trupat rebele. Ai shtoi se moti i keq në Libi gjatë kësaj jave ka penguar sulmet ajrore të koalicionit, çfarë i ka mundësuar forcave qeveritare që të përparojnë.

Gjatë ditës së djeshme NATO-ja deklaroi se nuk mbështet sugjerimet britanike dhe amerikane për të armatosur forcat rebele.

Gadafi ka akuzuar udhëheqësit e vendeve të koalicionit si të goditura "nga çmenduria e pushtetit".
XS
SM
MD
LG