Ndërlidhjet

Japoni: Agjencia Atomike urdhëron rishikim të matjeve


Agjencia japoneze për siguri atomike ka urdhëruar sot rishikim të matjeve aktuale të rrezatimit në centralin e dëmtuar bërthamor, pas raporteve dyshuese.

Sipas një raporti, sasia e radioaktivitetit në ujërat tokësore në Japoni, mund të jetë më se 10 mijë herë më e lartë se niveli i pranuar, për shkak të rrjedhjes nga centrali Fukushima Daiçi, pasi ai ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe cunami, muajin e kaluar.

Një operator i centralit ka tërhequr vërejtjen se, me gjasë, raporti mund të jetë i pasaktë për shkak të gabimit në kompjutor.

Agjencia japoneze për siguri bërthamore dhe industriale tha se po e shqyrton rishikimin komplet të të gjitha matjeve të bëra prej 11 marsit, kur Japonia u godit nga tërmeti dhe cunami shkatërrues.

Nga kjo katastrofë humbën jetën ose janë zhdukur gjithsej afro 28 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG