Ndërlidhjet

logo-print

Kinë, Gjermani: Kërkohet zgjidhje politike për Libinë


Kina dhe Gjermania kanë bërë thirrje për ripërtritjen e përpjekjeve drejt zgjidhjes politike, të padhunshme, për konfliktin në Libi.

Kjo thirrje u bë sot në një deklaratë të përbashkët, pas bisedimeve ndërmjet ministrit të jashtëm kinez, Jang Jieçi, dhe kolegut të tij gjerman, Guido Vestervelle, në Pekin.

Aktualisht, NATO-ja po e udhëheq fushatën ajrore kundër forcave të Muamer Gadafit, sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila i autorizon “të gjitha mjetet e mundshme” për t’i mbrojtur civilët.

Gjermania dhe Kina kanë abstenuar nga votimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe nuk po marrin pjesë në fushatën ajrore.

Ministri Jang tha se Kina është e shqetësuar për vazhdimësinë e raporteve për viktima civile dhe përleshje të vazhdueshme ndërmjet kryengritësve dhe forcave të Gadafit.

Guido Vestervelle theksoi se situata në Libi mund të mos zgjidhet nëpërmjet mjeteve ushtarake dhe ka bërë thirrje për armëpushim, që do të udhëhiqej nga forcat e Gadafit.
XS
SM
MD
LG