Ndërlidhjet

Siri: Mijëra protestues në “Ditën e Martirëve”


Mijëra njerëz në Siri sot kanë marrë pjesë në marshimin në qytetin jugor, Dara, që është bërë qendër e lëvizjes në rritje anti qeveri.

Këtë protestë aktivistët e kanë quajtur “Dita e Martirëve” dhe kanë bërë thirrje për demonstrata masive për t’i nderuar 70 personat e vrarë, gjatë dy javëve të protestave në Siri, shumica e të cilave ishin mbajtur në Dara.

Dëshmitarët thanë se afro 5 mijë njerëz kishin dalur në rrugët e qytetit Dara duke brohoritur “dëshirojmë liri”.

Forcat e sigurisë ishin vendosur në dhe rreth qytetit, por nuk kanë ndërhyrë për t’i ndalur protestat.

Presidenti Bashar al-Asad, nuk i plotësoi pritjet se do t’i shpallte reformat këtë javë. Përkundrazi ai i fajësoi protestuesit për konspiracion të jashtëm.
XS
SM
MD
LG