Ndërlidhjet

Tiranë: Kantrimen u takua me Topin, Berishën dhe Ramën


Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Tomas Kantrimen, ndodhet në Tiranë, në një periudhë të një veprimtarie të shtuar ndërkombëtare para zgjedhjeve lokale në Shqipëri, që mbahen më 8 maj.

Raportohet se zoti Kantrimen tashmë është takuar me presidentin Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha, dhe me liderin e opozitës, Edi Rama.

Më parë në Tiranë qëndroi edhe komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan File.
XS
SM
MD
LG