Ndërlidhjet

Siri: Së paku tre të vrarë gjatë protestave anti-qeveri


Mijëra njerëz në Siri sot kanë marrë pjesë në marshimin në qytetin jugor, Dara, që është bërë qendër e lëvizjes në rritje anti qeveri.

Këtë protestë aktivistët e kanë quajtur “Dita e Martirëve” dhe kanë bërë thirrje për demonstrata masive për t’i nderuar 70 personat e vrarë, gjatë dy javëve të protestave në Siri, shumica e të cilave ishin mbajtur në Dara.

Dëshmitarët thanë se afro 5 mijë njerëz kishin dalur në rrugët e qytetit Dara duke brohoritur “dëshirojmë liri”.

Forcat të shumta të sigurisë ishin vendosur në dhe rreth qytetit, por nuk kanë ndërhyrë për t’i ndalur protestat.

Është raportuar se protesta ka pasur edhe në Douma, një lagje e kryeqytetit Damask, dhe në qytetet bregdetare, Latakia dhe Banias.

Dëshmitarët thanë se së paku tre vetë janë vrarë kur forcat e sigurisë kanë hapur zjarr kundër protestuesve në Douma.

Presidenti Bashar al-Asad, nuk i plotësoi pritjet se do t’i shpallte reformat këtë javë. Përkundrazi ai i fajësoi protestuesit për konspiracion të jashtëm.
XS
SM
MD
LG