Ndërlidhjet

Afganistan: Raportohet për 8 punëtorë të OKB-së të vrarë


Zyrtarët e Afganistanit dhe një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara, thonë se së paku 8 punëtorë të jashtëm të OKB-së, janë vrarë sot nga një sulm në selinë e Kombeve të Bashkuara, në qytetin Mazari-i-Sharif, në veri të Afganistanit.

Policia tha se viktimat ishin vrarë nga masa e demonstruesve, që e shkatërruan zyrën, gjatë një proteste, për shkak të raporteve se një klerik i Shteteve të Bashkuara e ka djegur një kopje të Kuranit.

Qindra persona kanë protestuar ndaj raporteve për djegien e Kuranit edhe në Herat dhe në Kabul.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Zemeri Bashari, tha se janë vrarë edhe katër protestues.

Zëdhënësi i misionit të OKB-së në Kabul, Dan Meknorton, ka konfirmuar se në incident janë vrarë anëtarë të personelit të OKB-së.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha se raporti për djegien e Kuranit është “krim kundër religjionit”.
XS
SM
MD
LG