Ndërlidhjet

Kantrimen, Topi: Rivendosja e dialogut politik – domosdoshmëri


Gjatë takimit të presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, dhe zyrtarit të lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Tomas Kantrimen, është theksuar “domosdoshmëria e rivendosjes së dialogut politik institucional”, ka njoftuar sot presidenca në Tiranë.

Mëtutje, në njoftim theksohet se të dy bashkëbiseduesit kanë kërkuar “forcimin e demokracisë funksionale, respektimin e institucioneve të pavarura kushtetuese shqiptare” dhe kanë theksuar “rëndësinë e pavarësisë e të profesionalizimit të mediave”.

Zoti Kantrimen, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, sot është takuar edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe me liderin e opozitës, Edi Rama.

Raportohet se vizita e zyrtarit amerikan po bëhet në periudhën e një veprimtarie të shtuar ndërkombëtare para zgjedhjeve lokale në Shqipëri, që mbahen, më 8 maj.
XS
SM
MD
LG