Ndërlidhjet

Tetëqind të masakruar në Bregun e Fildishtë


Në Bregun e Fildishtë janë zhvilluar luftime të ashpra ndërmjet forcave të presidentit, Alasan Ouatara, dhe atyre të rivalit në detyrë, Laurent Gagbo.

Të parat kanë shënuar fitore të shumta në disa zona, por nuk kanë arritur të mposhtin Gabgon në qytetin kryesor të Abixhanit.

Kryqi i Kuq tha se të paktën 800 persona janë masakruar gjatë javës së kaluar.

Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Franca dhe Unioni Afrikan i kanë bërë thirrje Gagbos të japë dorëheqjen menjëherë, duke shprehur shqetësimet për sigurinë e qytetarëve në konfliktin paszgjedhor.
XS
SM
MD
LG