Ndërlidhjet

Tërmet në ishullin e Kretës


Një tërmet me fuqi 6.2 shkallë të Rihterit ka goditur ishullin e Kretës, por nuk ka njoftime për dëme materiale apo viktima.

Autoritetet greke thanë se epiqendra ishte në det, rreth 360 kilometra në juglindje të Athinës.

Dridhjet e tokës janë ndjerë në Kajro dhe gjithë rajonin e Mesdheut, ndërsa agjencia turke e lajmeve Anatolia ka raportuar për panik në qendrat turistike.

Sizmologët grekë thonë se tërmeti ka ndodhur në një rajon të njohur për jostabilitet.
XS
SM
MD
LG