Ndërlidhjet

Libia përbuz ofertën për armëpushim


Qeveria e Libisë ka hedhur poshtë ofertën e rebelëve për armëpushim.

“Nëse kjo nuk është një gjë e çmendur, nuk e di se çfarë është”, ka thënë zëdhënësi i qevrisë, Musa Ibrahim, duke komentuar ofertën e kryengritësve.

Këta të fundit kanë thënë se do të dakordoheshin për armëpushim, nëse Gadafi tërheq trupat nga të gjitha qytetet e Libisë dhe respekton të drejtat e libianëve për të zgjedhur.

Të premten, NATO-ja tha se ka kryer 74 sulme ajrore kundër caqeve ushtarake të udhëheqësit libian.
XS
SM
MD
LG