Ndërlidhjet

Pesë të vrarë në protestat kundër djegies së Kuranit


Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 46 të tjerë janë plagosur gjatë protestave të sotme në provincën Kandahar.

Demonstruesit janë tubuar në shenjë revolte ndaj “djegies së Kuranit nga një klerik i Shteteve të Bashkuara”.

Autoritetet afgane thanë se protesta është kthyer në dhunë, kur qindra njerëz kanë tentuar të djegin automjete dhe dyqane.

Viktimat e sotme vijnë një ditë pas sulmeve ndaj selisë së OKB-së në veri të Afganistanit, të cilat rezultuan me vdekjen e 12 punëtorëve.

Pastori i kishës në Florida, Teri Xhons, tha se është “i tronditur”, porse nuk ndjehet përgjegjës. Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha se djegia e Kuranit është “krim kundër fesë”.
XS
SM
MD
LG