Ndërlidhjet

Berlini i kërkon Kinës përparim në fushën e të drejtave


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, u ka bërë thirrje autoriteteve kineze, të bëjnë më shumë hapa progresivë në fushën e të drejtave.

“Mbrojtja e të drejtave të njeriut mbështet stabilitetin dhe zhvillimin e shteteve”, deklaroi Vestervelle në Pekin.

Ai tha se Gjermania i sheh me sy kritik disa gjëra në Kinë, si dënimin me vdekje dhe trajtimin e disidentëve.

Vestervelle do të vazhdojë udhëtimin drejt Japonisë së goditur nga tërmeti dhe cunami shkatërrues.
XS
SM
MD
LG