Ndërlidhjet

Siri: Varrosen të vrarët në protesta



Protestuesit në Siri do të zhvillojnë gjatë ditës ceremonitë mortore për tetë të vrarët në Duma, në afërsi të kryeqytetit Damask.

Të gjithë personat u vranë kur policia hapi zjarr mbi pjesëmarrësit në protestat e së premtes. Autoritetet mohojnë se forcat e sigurisë janë përgjegjëse për vrasjet, por fajësojnë grupe të armatosura.

Policia naga ana tjetër ka zhvilluar një morri bastisjesh në qytetin e Darës, një nga qendrat e protestave të opozitës në Siri.

Shtetet e Bashkuara pas protestave të djeshme kanë mbështetur atë që e quajtën "kurajo dhe dinjitet" të demonstruesve reformistë.

Mbi 70 veta janë vrarë gjatë dy javëve të protestave në Siri.
XS
SM
MD
LG