Ndërlidhjet

Japoni, uji radioaktiv rrjedh në det


Kompania elektro-energjetike e Tokios ka bërë të ditur se në dy reaktorë të centralit bërthamor Fukushima janë zbuluar çarje në beton, përmes të cilave uji radioaktiv rrjedh në det.

Inxhinierët po punojnë për të ndaluar rrjedhjen e materialit radioaktiv, në kohën kur janë rritur shqetësimet për shpërndarje më të gjerë të këtyre substancave.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano, pranoi se kriza vazhdon të mbetet “shumë serioze".

Kriza atomike do të marrë më shumë kohë seç pritej, tha Amano, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, në Nairobi.
XS
SM
MD
LG