Ndërlidhjet

Zapatero nuk do të kandidojë për mandatin e tretë


Kryeministri i Spanjës, Hose Luis Zapatero, tha se nuk do të kandidojë për një mandat të tretë në postin e kreut të ekzekutivit.

Zapatero, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2004, e bëri njoftimin në një takim të partisë së tij në Madrid.

"Mendja ime është e prerë. Faleminderit për respektin tuaj", u shpreh ai, duke thënë se vendimi i tillë është në të mirë të partisë.

Zapatero do të qëndrojë si kryeministër deri në mars të 2012-ës, kur edhe mbahen zgjedhjet nacionale.
XS
SM
MD
LG