Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan, 9 të vrarë në protesta


Autoritetet policore në Afganistan kanë bërë të ditur se të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë protestave të sotme në provincën Kandahar.

Demonstruesit ishin tubuar në shenjë revolte ndaj “djegies së Kuranit nga një klerik i Shteteve të Bashkuara”.

Viktimat e sotme vijnë një ditë pas sulmeve ndaj selisë së OKB-së në veri të Afganistanit, të cilat rezultuan me vdekjen e 12 punëtorëve.

Pastori i kishës në Florida, Teri Xhons, tha se është “i tronditur”, porse nuk ndjehet përgjegjës.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha se djegia e Kuranit është “krim kundër fesë”.
XS
SM
MD
LG