Ndërlidhjet

Obama dënon djegien e Kuranit dhe vrasjet në Afganistan


Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka quajtur “skandaloze” vrasjet në Afganistan, të shkaktuara në shenjë revolote “ndaj djegies së Kuranit nga një klerik i Shteteve të Bashkuara”.

Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Obama tha se “përdhosja e çdo teksti të shenjtë, përfshirë edhe Kuranin, është një akt ekstrem i jotolerancës dhe fanatizmit”.

Megjithatë, vijon deklarata, “të sulmosh dhe të vrasësh njerëz të pafajshëm si përgjigje, është një fyerje për dinjitetin e vetë njeriut”.

“Asnjë fe nuk toleron prerjen e kokës së njerëzve të pafajshëm dhe nuk ka asnjë justifikim për një veprim të tillë”, thuhet në deklaratën e presidentit Obama.

Rreth 20 persona janë vrarë në protestat e afganëve kundër djegies së Kuranit, përfshirë dhe shtatë punëtorë të huaj.

Pastori i kishës në Florida, Teri Xhons, i cili urdhëroi djegien e Librit të Shenjtë në muajin mars, ka fajësuar Islamin për shkaktimin e dhunës vdekjeprurëse.
XS
SM
MD
LG