Ndërlidhjet

Libi: Opozita mbështet sulmet ajrore, pavarësisht “incidentit”


Kryengritësit libianë do të vazhdojnë të mbështesin fushatën ajrore kundër caqeve të Gadafit, pavarësisht sulmeve të dyshuara të NATO-s, për të cilat opozita thotë se kanë vrarë 13 rebelë.

Aleanca tha se ka nisur hetimet për incidentin e raportuar në mes të qyteteve Axhdabia dhe Brega.

Regjimi i Gadafit e ka refuzuar propozimin e opozitës për armëpushim, duke e quajtur atë “një gjë të çmendur”.

Luftimet ndërmjet mbështetësve të qeverisë dhe forcave kryengritëse kanë vazhduar në qytetet Misrata dhe Brega. Raportohet për disa civilë të vrarë në luftime.
XS
SM
MD
LG