Ndërlidhjet

logo-print

Qindra të vrarë në Bregun e Fildishtë


Në Bregun e Fildishtë kanë vazhduar luftime të ashpra ndërmjet forcave të presidentit, Alasan Ouatara, dhe atyre të rivalit në detyrë, Laurent Gagbo.

Qendër e përleshjeve, për të tretën ditë me radhë, vazhdon të jetë qyteti Abixhan, ku njëherësh raportohen qindra të vrarë dhe të masakruar.

Organizata Human Rights Watch thotë se ka dokumentuar abuzime nga përkrahësit e të dyja palëve, të cilat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Perëndimi i ka bërë thirrje Gagbos të lërë pushtetin, pas humbjes së zgjedhjeve në nëntorin e kaluar.
XS
SM
MD
LG