Ndërlidhjet

logo-print

Klinton dënon vrasjen e policit irlandez


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka dënuar vrasjen e oficerit të policisë në Irlandën e Veriut. Ajo e ka quajtur “akt frikacak” veprimin, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të sjellin para drejtësisë autorët e dhunës.

Oficeri 25-vjeçar, një irlandez i krishterë që së fundmi i është bashkuar Forcës Katolike-Protestante të Policisë, është vrarë të shtunën nga shpërthimi i bombës nën makinën e tij.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por autoritetet dhe policia kanë vënë gishtin te disidentët e Armatës Republikane të Iralndës. Këta të fundit kundërshtojnë procesin e paqes në Irlandën e Veriut.

Vrasjen e së shtunës e ka dënuar edhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron.
XS
SM
MD
LG