Ndërlidhjet

Francezët kontrollojnë aeroportin në Abixhan


Trupat franceze kanë marrë kontrollin e aeroportit në qytetin më të madh të Bregut të Fildishtë, Abixhan.

Rreth 300 trupa franceze shtesë janë dërguar në këtë qytet, ndërsa vazhdojnë luftimet ndërmjet forcave të presidentit, Alasan Ouatara, dhe atyre të rivalit në detyrë, Laurent Gagbo.

Raportet flasin për qindra të vrarë. Organizata Human Rights Watch tha se ka dokumentuar abuzime nga përkrahësit e të dyja palëve, të cilat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Katër ushtarë të OKB-së janë plagosur rëndë nga forcat e Gagbos.
XS
SM
MD
LG