Ndërlidhjet

Luftime në Brega dhe Misrata


Përleshje të ashpra midis kryengritësve rebelë dhe forcave qeveritare raportohen në qytetin Brega të Libisë.

Njoftimet e mediave flasin për disa të vrarë, por nuk bëhet e ditur nëse viktimat janë civilë apo nga radhët e luftëtarëve.

Forcat e Gadafit kanë vazhduar të bombardojnë edhe qytetin Misrata, që është fortesa më e madhe e mbetur në duart e rebelëve.

Këta të fundit kanë ritheksuar mbështetjen për fushatën ajrore kundër caqeve të Gadafit, pavarësisht sulmeve të dyshuara të NATO-s, për të cilat opozita thotë se kanë vrarë 13 kryengritës.
XS
SM
MD
LG