Ndërlidhjet

Humbin jetën tre persona në aksident trafiku


Nga një aksident i rëndë trafiku, i cili raportohet të ketë ndodhur të dielën rreth orës 2 pas mesnate, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa një tjetër është lënduar. I lënduari thuhet se ka marrë plagë të rënda trupore dhe se gjendet për shërim në spitalin e Pejës.

Policia e Kosovës njoftoi se “aksidenti fatal” ndodhi në fshatin Gremnik në rrugën Klinë-Gjakovë, ndërsa personat e përfshirë në aksident thuhet se janë nga fshati Volljak i komunës së Klinës.
XS
SM
MD
LG