Ndërlidhjet

logo-print

Protesta në Jemen, një i vrarë


Forcat e rendit në Jemen kanë vrarë një protestues dhe plagosur disa të tjerë në protestat e sotme antiqeveritare.

Dëshmitarët flasin për 250 të plagosur, në kohën kur policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe armë zjarri për të penguar protestuesit të marshojnë drejt ndërtesave qeveritare në Taez, rreth 200 kilometra në jug të kryeqytetit Sana.

Protestuesit kërkojnë largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh, pas 32 vjetësh në pushtet.
XS
SM
MD
LG