Ndërlidhjet

Mustafa: Bojkotim nëse s'ka marrëveshje për president


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar rëndësinë që të ketë pajtim ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Ai tha se nëse thirret seancë e re për zgjedhjen e presidentit pa u arritur marrëveshja e kërkuar nga LDK-ja, qëndrimi i deputetëve të kësaj partie do të jetë i njëjtë – bojkotimi i seancës.

“E morëm përkrahjen e Këshillit Qendror për qëndrimet që kemi pasur deri tani, qëndrime të njohura të Lidhjes Demokratike, që kanë të bëjnë me nevojën që të arrihet një marrëveshje në mes të partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës rreth zgjedhjes së presidentit dhe që zgjedhja e presidentit të jetë rezultat i një marrëveshjeje politike, që do të shprehte interesat, jo vetëm të partnerëve të koalicionit, por edhe të atyre që janë në opozitë, përkatësisht të qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa pas takimit të fundit të këshillit të përgjithshëm të partisë.

I pyetur për mundësinë e hyrjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, Mustafa u shpreh:

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjedhje demokratike dhe për çdo proces demokratik ne jemi të gatshëm”.
XS
SM
MD
LG