Ndërlidhjet

logo-print

Kryengritësit libianë tërhiqen nga Brega


Kryengritësit libianë janë detyruar të tërhiqen nga qyteti i Bregas, për shkak të luftimeve të ashpra me forcat besnike të Muamer Gadafit.

Agjencitë e lajmeve thonë se rreth 400 rebelë kanë lënë pozicionet e tyre. Avionët e aleancës kanë vazhduar bombardimet e caqeve të Gadafit, ashtu si edhe forcat qeveritare në qytetet Misrata dhe Zintan.

Njoftimet e mediave flasin për disa të vrarë, por nuk bëhet e ditur nëse viktimat janë civilë apo nga radhët e luftëtarëve.
XS
SM
MD
LG