Ndërlidhjet

Edhe AAK sinjalizon bojkotimin


Zhvillimet e fundit në skenën politike kanë bërë Këshillin Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të mblidhet në një takim.

Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, ka bërë të ditur se nuk është diskutuar lidhur me mundësinë e hyrjes në koalicion me PDK-në, ndërsa ka përsëritur se AAK-ja do të bojkotojë seancën për zgjedhjen e presidentit, në rast se Behxhet Pacolli do të jetë sërish kandidat për president.

“Qëndrimi i deritashëm zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është mospjesëmarrja në seancën parlamentare deri në një moment tjetër; derisa zotëri Pacolli do të jetë kandidat për president të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancë”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG