Ndërlidhjet

Mançester Junajted, Runi mund të dënohet


Sulmuesi i Mançester Junajtedit, Uejn Runi, mund të dënohet nga Shoqata Angleze e Futbollit. Ai ka sharë para kamerave televizive në ndeshjen kundër Uest Hemit, për çfarë kombëtarja angleze ka kërkuar falje menjëherë pas takimit.

Megjithatë, drejtori i Federatës së Futbollit, Trevor Bruking, tha se veprimet e Runit po hetohen nga organi drejtues, ndërsa dënimi eventual do të shqiptohet të hënën.

Runi ka shënuar tri gola në ndeshjen në fjalë.
XS
SM
MD
LG