Ndërlidhjet

logo-print

Këshilli Arab i Gjirit e dënon Iranin për ndërhyrje


Këshilli për Bashkëpunim në vendet e Gjirit i shteteve arabe, e ka dënuar Iranin për “ndërhyrje” të dyshuara në punët e brendshme të shteteve anëtare të këtij këshilli.

Ky njoftim u bë nga takimi i jashtëzakonshëm i bllokut, kryesisht sunit të Gjirit, në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Këshilli e ka akuzuar Iranin, me popullatë kryesisht shiite, se po përpiqet të krijoj ndarje sektare në Barhejn, ku demonstruesit shiitë kanë protestuar kundër mbretërisë sunite në këtë vend.

Më herët, Irani e ka kritikuar Arabinë Saudite, për dërgimin e trupave në Bahrejn, për ta mbështetur qeverinë në konfrontim me protestuesit.

Në njoftimin e Këshillit për bashkëpunim të vendeve të Gjirit, poashtu, thuhet se dënohet “ndërhyrja iraniane në Kuvajt”, për shkak të dyshimeve se Teherani e ka ngritur një rrjet spiunimi atje.

Autoritetet iraniane, paraprakisht, i kanë hedhur poshtë akuzat për spiunim në Kuvajt.
XS
SM
MD
LG