Ndërlidhjet

SHBA: Me kërkesë të NATO-s vazhdojnë sulmet në Libi


Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të vazhdojnë të ndërmarrin sulme ajrore kundër caqeve të kolonelit Muamer Gadafi në Libi, së paku edhe një ditë, në bazë të kërkesës së NATO-s, e cila tash e udhëheq fushatën ajrore.

Departamenti amerikan i mbrojtjes, tha se sulmet ajrore amerikane do të vazhdojnë gjatë ditës, për shkak të, “kohës së keqe aktualisht në Libi”.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara, më herët, kishte planifikuar fillimin e tërheqjes së aeroplanave luftarakë dhe raketave Tomahauk, nga sulmet ajrore prej ditës së djeshme.
XS
SM
MD
LG