Ndërlidhjet

NYT: SHBA-të nuk e mbështesin presidentin e Jemenit


E përditshmja New York Times raporton se Shtetet e Bashkuara, privatisht, kanë filluar të kërkojnë që presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, të largohet nga ky post, që paraqet një ndryshim të qartë në politikën ndaj këtij aleati amerikan.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara nuk e kanë kritikuar publikisht liderin e Jemenit, që konsiderohet aleat kryesor në përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për ta luftuar terrorizmin, bile edhe kur protestat kundër qeverisë së tij u shndërruan në të dhunshme.

Por, duke cituar burime të paidentifikuara qeveritare të SHBA-ve dhe Jemenit, New York Times raporton se administrata e presidentit Barak Obama, tash beson se qëndrimi i zotit Saleh në zyrë është i pamundshëm dhe se ai duhet tëlargohet.

Gazeta citon zyrtarët e Jemenit, që kanë thënë se Uashingtoni po kërkon qeveri të tranzicionit në këtë vend.

Së paku 52 vetë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur prej fillimit të protestave anti-qeveri në Jemen, në muajin shkurt.

Këto protesta u bënë pas trazirave të ngjashme në Tunizi dhe Egjipt.
XS
SM
MD
LG