Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Pacolli nuk merr pjesë në pranim–dorëzim të detyrës


Behgjet Pacolli nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së presidentit, ka njoftuar AKR-ja.

Sipas njoftimit, zoti Pacolli nuk mund ta bëjë dorëzimin e detyrës te kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, “duke u bazuar në nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të datës 1 prill 2011”.

Sipas AKR-së, ky vendim vjen edhe për faktin se Jakup Krasniqi tashmë e ka filluar ushtrimin e detyrtës së presidentit, andaj Behgjet Pacolli, e sheh të panevojshme pjesëmarrjen në ceremoninë e pranim-dorëzimit.

Nga ana tjetër, Zyra e presidencës ka kumtuar se takimi i parparë për sot paradite në presidencë “nuk do të mbahet”, pasi “nga momenti i marrjes së sqarimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, vazhdon ta ushtroj detyrën e presidentit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG