Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistan: Nazarbaev fitoi 95.5% të votave


Presidenti aktual, Nursultan Nazarbaev, e ka siguruar edhe një mandat pesëvjeçar në këtë post, pasi i mori pothuajse të gjitha votat në zgjedhjet presidenciale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se të dhënat e përkohshme tregojnë se 70 vjeçari Nazarbaev, ka fituar 95.5% të votave në zgjedhjet e djeshme.

Më herët, Komisioni kishte njoftuar se dalja në zgjedhje ishte afro 90%.

Kandidatë në këto zgjedhje ishin edhe tre politikanë të tjerë, por të gjithë ata publikisht e kishin mbështetur Nazarbaevin, kështu që pjesëmarrja e tyre, kryesisht, shihej si simbolike.

Forcat politike opozitare në këtë vend kishin bërë thirrje për bojkot, duke thënë se votimi paraqet turp, pasi është e sigurt se do të rezultoj edhe me një mandat për presidentin aktual, i cili e udhëheq Kazakistanin për më tepër se 20 vjet, prej shkatërrimit të ish Bashkimit Sovjetik.

Zgjedhjet presidenciale në Kazakistan janë kritikuar nga OSBE-ja, e cila theksoi se votimet e së dielës “kanë zbuluar mungesa të ngjashme, si ato që janë theksuar në zgjedhjet e mëparshme”.
XS
SM
MD
LG