Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Nuk dihet se ku ndodhet artisti i njohur


Vend-ndodhja e njërit prtej artistëve më të njohur të Kinës, Ai Weiwei, mbetet e panjohur, pasi policia e kishte bllokuar atë që të mos largohet nga Kina.

Bashkëshortja e tij tha se ai ishte zhdukur prej se policia e arrestoi, derisa ai përgatitej të udhëtonte për në Hong Kong.

Sipas saj, policia më vonë e ka bastisur studion e tij në Pekin, duke e konfiskuar kompjuterin e tij dhe materiale të tjera.

Zyrtarë të policisë kanë refuzuar të komentojnë burgosjen e artistit Ai Weiwei.

Ky artist i njohur është njëri nga kritikuesit më të zëshëm të Partisë Komuniste në pushtet në Kinë.
XS
SM
MD
LG