Ndërlidhjet

logo-print

I dërguari i Gadafit në Turqi



Zëvendësministri i jashtëm i Libisë, Abdelati Obeidi pritet të arrijë në Turqi, pas ndalesës së fundjavës në Greqi.

Obeidi po kërkon bisedime për të gjetur rrugët për t'i dhënë fund luftimeve mes rebelëve dhe forcave të Gadafit.

Dhuna në Libi nisi muajin e kaluar me protestat masive që kërkonin largimin e Gadafit pas më shumë se 40 vitesh në pushtet, të cilat u transformuan në luftime të ashpra mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të opozitës.

Kombet e Bashkuara miratuan ndërhyrjen ushtarake në Libi me qëllim mbrojtjen e civilëve, në 19 mars të këtij viti. Nga java e kaluar NATO-ja drejton të gjitha operacionet ushtarake kundër caqeve në Libi.
XS
SM
MD
LG