Ndërlidhjet

logo-print

Japonia derdh në oqean ujë me radioaktivitet



Raportohet se Japonia ka filluar të hedhë në det 11 mijë tonë ujë me shkallë të ulët radioaktiviteti, për të krijuar më shumë hapësirë për mbetje me shkallë të lartë rrezatimi në centralin e Fukushimës.

Në kushte normale uji i ndotur do të trajtohej për të ulur shkallën e radioaktivitetit përpara se të hidhej në det apo oqean. Zëdhënësi i qeverisë japoneze tha se autoritetet "nuk kanë zgjedhje tjetër përveç derdhjes së ujit të ndotur në oqean, si masë sigurie".

Centrali bërthamor i Fukushimës u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit. Zyrtarët japonezë thanë se do të duhen muaj përpara se të ndalojnë rrezatimin radioaktiv në ajër, çfarë paraqet kërcënim serioz për shëndetin dhe mjedisin.
XS
SM
MD
LG