Ndërlidhjet

Italia e njohu këshillin Kombëtar të kryengritësve në Libi



Italia ka vendosur të njohë Këshillin Kombëtar kalimtar në Bengazi si "bashkëbisedues të vetëm legjitim" në Libi, njoftoi ministri i Jashtëm, Franko Fratini.

"Regjimi në Tripoli i dërgon njerëzit në Greqi të paraqesin propozime. Ato propozime nuk janë bindëse. Është e pamundur që të pranohen", tha Fratini duke iu referuar vizitës së emisarit të Gadafit në Athinë.

Deri sot, legjitimitetin e këshillit kalimtar e kanë pranuar Franca dhe Katari.
XS
SM
MD
LG