Ndërlidhjet

Parvanov kritikon BE-në për Ballkanin


Presidenti bullgar, Georgi Parvanov ka kritikuar Bashkimin Evropian për përparim të ngadaltë në procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit.

"Nëse duam një Evropë të fortë, nëse duam një Evropë që të jetë faktor i rëndësishëm në botë, atëherë kjo Evropë nuk mund të jetë e tillë pa Ballkanin Perëndimor", tha Parvanov.

Ky i fundit komentet i bëri pas takimit me Nebojsha Radmanoviçin, kryesuesi aktual i presidencës trepalëshe të Bosnjës.
XS
SM
MD
LG