Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Serbët në jug të Ibrit e bojkotojnë regjistrimin



Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, tha se serbët në jug të lumit Ibër e bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, ndërsa në veri deklarimi as që ka filluar.

"Sipas informatave të Ministrisë, në jug të Ibrit ka bojkotim të regjistrimit që e organizojnë institucionet e përkohshme kosovare, ndërsa regjistrimi në veri të Kosovës ende nuk ka filluar", tha ai.

Bogdanoviq tha se Serbia nuk ka "asgjë kundër regjistrimit në Kosovë" nëse ai do të organizohej nga Kombet e Bashkuara, e jo nga institucionet e Kosovës, dhe shtoi se procesi do të duhej të zhvillohet gjithandej ku jetojnë serbët.

Regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Kosovë që filloi në 1 prill do të zgjatë deri në 15 prill.
XS
SM
MD
LG