Ndërlidhjet

AKR-ja, optimiste për koalicionin



Aleanca Kosova e Re, e cila më herët kishte thënë se do të dilte nga koalicioni me PDK-në, nëse Behxhet Pacolli nuk zgjidhet president, është shfaqur me tone optimiste për mosprishjen e koalicionit. Pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ushtruesi i detyrës së kryetarit Ibrahim Makolli ka përmendur disa nga përfundimet e dala nga takimi.

“Kryesia e AKR-së mbështet koalicionin qeverisës dhe rikonfirmimin e marrëveshjes në të gjitha pikat e saj me PDK-në; Kryesia e AKR-së rikonfirmon mbështetjen për z Pacolli si kandidat i KKR për president të vendit; Kryesia e AKR-së, i bën thirrje opozitës për një reflektim pozitiv për interesat e vendit për të dalë nga situata e krijuar; inkurajon partitë politike për konsulta për reforma zgjedhore, veçanërisht në ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e drejtpërdrejtë nga votuesit të presidentit”, tha Makolli në një konferencë për gazetarë.

Makolli nuk ka saktësuar se çfarë do të bëjë AKR-ja, po që se PDK-ja nuk i mbetet besnike marrëveshjes së arritur mes dy subjekteve në fjalë.
XS
SM
MD
LG