Ndërlidhjet

logo-print

Autorët e 11 Shtatorit gjykohen në Guantanamo



Zyrtarët amerikanë thanë se Khalid Sheikh Mohamed, i vetshpallur si truri i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 do të gjykohet nga komisioni ushtarak në Guantanamo dhe jo nga gjykata civile.

Së bashku me to do të gjykohen dhe katër bashkëpunëtorë të tij.

Kryeprokurori amerikan, Erik Holder, në fund të vitit 2009 tha se Mohamed dhe katër bashkëpunëtorët e tij do të gjykohen në gjykatat civile. Presidenti Obama dështoi në përpjekjet e tij për të tejkaluar kundërshtimet e republikanëve dhe disa demokratëve që Muhamed dhe të tjerët të gjykohen në gjykatat federale.
XS
SM
MD
LG