Ndërlidhjet

Gadafi i hapur për ndryshime, tha zëdhënësi i tij



Gadafi është i hapur ndaj idesë së mbajtjes së zgjedhjeve dhe reformimit të sistemit politik në Libi, por vetëm populli libian mund të vendosë nëse Gadafi duhet të qëndrojë apo të largohet. Deklarata është bërë nga Musa Ibrahim, zëdhënës i sundimtarit libian.

Ibrahim theksoi se Gadafi nuk do të pranojë kushte nga jashtë. Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje Gadafit të largohet.

I përballur me një rebelim të armatosur, në veçanti në lindje të vendit, si dhe me sulmet ajrore ndërkombëtare, regjimi i Gadafit është i gatshëm për të diskutuar propozimet që synojnë vendosjen e demokracisë, transparencës, lirisë së shtypit dhe ligjeve anti-korrupsion.

Ibrahim e përshkroi Gadafin si "valvolën e sigurisë" dhe figurën që i bashkon libianët.

"Gadafi ka një domethënie simbolike për popullin libian. Mënyra se si qeveriset Libia është çështje tjetër ashtu siç është çështje e ndarë dhe sistemi politik në vend.
Këto janë të negociueshme. Ne mund të bisedojmë e të organizojmë gjithçka, zgjedhje, referendum, çdo gjë."

Në planin ndërkombëtar dje Italia ka njohur këshillin e opozitës si të vetmen strukturë legjitime përfaqësuese të Libisë. Pas Francës dhe Katarit, Italia është vendi i tretë që e merr një hap të tillë.

Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar tërheqjen e aeroplanëve amerikanë kundër forcave të Gadafit.
XS
SM
MD
LG