Ndërlidhjet

logo-print

EULEX: 30 ditë burgim për Blerim Kuçin

  • RFE /RL

EULEX

EULEX

Policia e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka marrë në pyetje Blerim Kuçin, kryetar i komunës së Suharekës dhe atij i është shqiptuar një masë prej 30 ditësh burgim për mosdhënie të dëshmisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij misioni, Kristina Herodes, e cila ka thënë se “zotit Kuçi i është dhënë mundësia sot të dëshmojë, sikurse edhe në disa raste të tjera dhe ai ka refuzuar".

Zoti Kuçi është paraqitur para një gjyqtari me kërkesë të prokurorit të EULEX-it, i cili thotë se ai ka refuzuar në mënyrë të përsëritur për të dhënë dëshmi gjatë një hetimi.

“Ai ishte gjobitur me 250 euro për mosdhënie të deklaratës, pavarësisht faktit se ai i di të gjitha përgjigjet”, ka thënë Herodes, duke cituar Kodin e Procedurës Penale, sipas të cilit dëshmitari mund të gjobitet me 250 euro, të burgoset për 1 muaj ose derisa të mos ofrojë dëshminë.

“Dhe kjo është ajo çfarë ka ndodhur sot me zotin Kuçi”, ka thënë Herodes.

EULEX-i nuk ka bërë të ditur se për çfarë hetimi bëhet fjalë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për burgosjen prej 30 ditësh të zotit Kuçi, "për shkak të refuzimit të dëshmisë për të njollosur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës".

Në një komunikatë për opinion, AAK fton "EULEX-in që t’i përmbahet prioriteteve të veta për sundimin e ligjit në Kosovë dhe që të mos prek në luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi".


"AAK mbështet dhe respekton qëndrimin e zotit Kuçi në mbrojtje të vlerës së luftës çlirimtare në Kosovë", thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar. (a.i).


Më poshtë mund të shihni deklaratën e zëdhënëses së EULEX-it, Kristina Herodes, lidhur me rastin e Blerim Kuçit.


XS
SM
MD
LG