Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë gjithnjë e më të shqetësuara se konfliktet e vazhdueshme në Libi do të mund të nxisin valë masive refugjatësh në territoret e tyre. Me shtimin e numrit të barkave që arrijnë në Itali dhe Maltë kryesisht, disa në Evropë janë duke bërë thirrje për më shumë ndihmë për refugjatët, kurse të tjerët kërkojnë kontrolle më strikte të kufijve.
Reugjatët kryesisht arrijnë të depërtojnë në Tunizi dhe Egjipt, por zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se këto dy vende, nuk mund të absorbojnë gjithë ata refugjatë dhe se për ta është e domosdoshme të vendosen në botën industriale, në Evropë apo Amerikë.