Ndërlidhjet

Kamerun: Miqësia Britani – Pakistan e pathyeshme


Kryeministri britanik, Dejvid Kemerun, tha sot në Islamabad të Pakistanit, se lidhjet e këtyre dy vendeve janë të forta.

“Miqësia e Britanisë me Pakistanin është e pathyeshme. Kjo e ka origjinën në lidhjet ndërmjet dy popujve, me një milion pakistanezë në diasporë në Britani dhe me 1.4 milionë udhëtime ndërmjet Pakistanit e Britanisë për çdo vit, nëpërmjet lidhjeve tona dhe qeverive dhe me dialogun strategjik në rritje, që posa e kemi nënshkruar. Nuk ka dyshim për forcën e marrëdhënieve Britani – Pakistan”, tha Dejvid Kamerun.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për shtyp, pas bisedimeve me kryeministrin pakistanez, Jusuf Raza Gilani.

Dejvid Kamerun i lavdëroi përpjekjet e Pakistanit për t’i luftuar grupet ekstremiste islamike dhe ka premtuar bashkëpunim më të madh.

Raportet ndërmjet dy vendeve ishin tensionuar, në korrik të vitit 2010, kur Dejvid Kamerun ishte në Indi dhe i kishte akuzuar autoritetet e Pakistanit për dështim që seriozisht ta shqyrtojnë çështjen e eksportit të terrorizmit nga Paksitani.
XS
SM
MD
LG