Ndërlidhjet

logo-print

Beograd: Bodganoviq u takua me Zanijerin


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, dhe shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamerto Zanijer, kanë vlerësuar sot në Beograd, se lëvizjet e njëanshme në Kosovë vetëm mund ta destabilizojnë situatën, prandaj dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve, ka njoftuar ministria e Serbisë për Kosovën.

Mëtutje, në njoftim theksohet se ministri Bogdanoviq ka thënë se në dialogun e deritashëm Beograd-Prishtinë, nuk ka përfaqësues të OKB-së dhe se Beogradi insiston dhe lufton për rol të OKB-së në këtë proces.

Sipas njoftimit, Lamberto Zanijer e ka bindur Bogdanoviqin se UNMIK-u do të vazhdoj të punoj në harmoni me Rezolutën 1244.

Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se kontaktet e Beogradit dhe UNMIK-ut duhet të intensifikohen, në mënyrë që paqartësitë dhe problemet në bashkëpunimin e deritashëm, të eliminohen.
XS
SM
MD
LG