Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Kompania greke e ndërton autostradën e re


Autostradën e re në Shqipëri, në vlerë prej 82 milionë dollarësh, do ta ndërtoj kompania greke Aktor SA.

Agjencia e prokurimit publik e Shqipërisë ka njoftuar sot se kjo kompani greke do ta ndërtoj autostradën e re 32 kilometërshe, me katër shirita dhe me një tunel prej 4.3 kilometrash, që e lidh Tiranën me qytetin e Elbasanit.

Ndërtimi i kësaj rruge do të filloj këtë vit dhe pritet që të përfundoj brenda 18 muajsh.
XS
SM
MD
LG