Ndërlidhjet

Libi: Komandanti kryengritës e kritikon NATO-n


Komandanti i ushtrisë së kryengritësve të Libisë, Abdel Fatah Junes, e ka kritikuar NATO-n se është e ngadalshme për të lansuar sulme ajrore kundër forcave të Muamer Gadafit, të cilat po luftojnë kundër kryengritësve.

Ai është kërcënuar se do të raportoj për NATO-n në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ish ministri i brendshëm i regjimit të Gadafit, Junes, i cili kishte kaluar në anën e kryengritësve, gjatë një konference për shtyp mbrëmë në Bengazi, tha se ngadalësia e dyshuar e NATO-s në ndërmarrjen e aksioneve i ka lejuar forcat e Gadafit të avancojnë dhe të vrasin njerëz në qytetin Misrata.

Në përgjigjje të pretendimeve të zotit Junes, NATO-ja ka thënë se po e plotëson mandatin e saj, në linjë me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG