Ndërlidhjet

logo-print

Japoni: Ndalet rrjedhja e rrezatimit në Paqësor


Operatori i centralit atomik në Fukushima të Japonisë, thotë se ka pasur sukses në ndaljen e rrjedhjes së ujit të helmuar me nivel të lartë të rrezatimit në Oqeanin Paqësor.

Kompania për Energji Elektrike e Tokios tha se ka pasur sukses me injektimin e qelqit në gjendje fluide dhe elementit forcues afër plasaritjes, ku kishte rrjedhur sasi e madhe e ujit radioaktiv.

Kjo plasaritje në centralin atomik në Fukushima është pasojë e dëmtimit të madh pas tërmetit dhe cunamit, që e goditën Japoninë më 11 mars.
XS
SM
MD
LG